Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në Panairin e Librit që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Ai ishte i shoqëruar nga deputetja e PD-së, Flutura Açka.
Basha në një moment u ndal edhe tek stenda e “UET Press”, aty ku gjendej shkrimtari Ben Blushi në promovimin e librit të tij “Komploti”. Basha shtrëngoi duart me Blushin dhe mori librin e tij me autograf nga ish-deputeti socialist. Por gjatë këtij momenti pati dhe një situatë mjaft të sikletshme për kreun e PD-së.
Aty pranë ishin dhe disa nxënës shkolle të shoqëruar nga mësuesja e tyre. Siç dëgjohet në video ata i thonë mësueses: Uu o zysh Sali Berisha.
Kjo u dëgjua mjaft qartë, por Basha vazhdoi takimin me Blushin dhe bëri sikur nuk e dëgjoi thirrjen e nxënësit. Pas takimit me Blushin, Basha vijoi vizitën me Açkën në stenda të tjera.