Sipas “Sport” klubi i Barcelonës po fillon të mendojë për përforcimin e repartit të mesfushës. Largimi i Busquets ka krijuar shumë boshllëqe në qëndër të mesfushës.
Afrimi i verës, Oriol Romeu nuk duket se po jep paraqitje mbresëlënëse për ekipin. Nga ana tjetër skuadra ka patur edhe mjaft dëmtime në këtë repart, ku De Jong dhe Pedri kanë munguar gjatë këtë sezon të ri.
Prandaj drejtori sportiv, Deco po mendon për mesfushorin e Feyenoord, Matts Wieffer. Ky i fundit duket mjaft premtues dhe vitin e shkuar bëri paraqitje shumë të mirë për kampionët e Hollandës. Për këtë është thirrur edhe nga trajneri Koeman.
Megjithatë do shihet edhe ana ekonomike pasi Barcelona ka një limti finanaciar të kushtëzuar nga UEFA.