Dua Lipa ka zbuluar se albumi i saj i ardhshëm është ‘shumë personal’ dhe ka të bëjë me romancat dhe nëse një i dashur është i ‘vërtetë apo jo’.
Ajo ka qenë në lidhje dashurie me partnerin aktual Romain Gavras 42 vjeç që nga fillimi i vitit dhe ishte më parë në një lidhje disavjeçare me modelin Anwar Hadid.
“Është më shumë për ndjenjat e ndryshme dhe emocionet që ti ke gjatë kohës që je beqar”, tha ajo për US Radio.
“Është gjithashtu që të kuptosh. Ti e kupton se çfarë dëshironi, çfarë keni nevojë dhe çfarë meriton. Kjo kalon nga faza e zbulimit të beqarisë në një marrëdhënie potencialisht të re”, tha tutje ajo.
“Pastaj janë ditët e para dhe të shohësh të vërtetën pas dikujt – nëse ata janë të vërtetë apo jo. Ose kush janë ata”, shprehet Dua.