Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Kavajë në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë”. Një 28-vjeçar po humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka humbur jetën.
Shpejtësia e madhe bëri që mjeti t’i dilte nga kontrolli drejtuesit, i cili humbi jetën. Këtë thonë burime nga inspektoriati rrugor në Kavajë.
Edhe pse ka qenë një makinë luksoze ajo nuk ka arritur t’i shpëtojë jetën 28 vjeçarit. Ekspertët në vendngjarje kanë dokumentuar hollësisht aksidentin.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë”, shtetasi B. Th., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 28-vjeçari.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.