54-vjeçari Sokol Bajgora, nga fshati Baltez i Fierit, nga ambientet e spitalit rajonal, ku ndodhet për të marrë asistencë mjekësore, tregon tmerrin e përjetuar në orët e para të mëngjesit të sotëm teksa tre persona të armatosur dhe me maska, kanë hyrë në banesën e tij për të vjedhur.
Ndodhesha i vetëm në shtëpi tregon 54- vjeçari, kur tre persona hynë me forcë në banesë dhe ushtruan dhunë ndaj tij, por që nuk arriten t’i vjedhin asgjë. Mungesa e energjisë elektrike e beri situatën edhe më të vështirë tregon Bajgora, teksa me tytën e armës tre personat e armatosur e godisnin pa pushim ne pjesen e kokes ku ka marrë edhe dëmtimet më të shumta.
54- vjeçari ndodhet në spitalin rajonal të Fierit, ku dëmtimet më të mëdha i ka marrë në fytyrë, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona në lidhje në këtë ngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.