Betohen 12 kadetë të rinj të FSK-së

CopyAMP code

CopyAMP code CopyPlease update your ads.txt file with MGID lines. mgid.com, 173247, DIRECT, d4c29acad76ce94f

Në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), “Adem Jashari”, në Prishtinë, të premten e 16 shtatorit, 12 kadetë të rinj të FSK-së janë betuar para kapitenit të Qendrës për Studime Universitare për të filluar studimet katërvjeçare në këtë qendër.

Në këtë ceremoni pjesëmarrës kanë qenë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zyrtarë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe zyrtarë dhe ushtarakë ndërkombëtarë.

Ministri Mehaj ka kërkuar nga ta që të arrijnë zhvillimin e duhur fizik e intelektual por edhe të mos harrojnë te kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar.

“Heronjtë janë ata që do t’i kemi në çdo hap qe do të ecim përpara, pa ta nuk do të kishim te kaluarën e lavdishme e as të ardhmen e ndritur. Që nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu e deri të komandanti legjendar Adem Jashari populli ynë nuk pranoi asnjëherë nënshtrimin, për liri jetojmë, për liri vdesim, pa liri nuk ekzistojmë. Liria është kryefjala e kombit tonë. Të dashur kadetë, nga ju pres të arrini zhvillimin e duhur ushtarak, fizik dhe moral, të bëheni udhëheqës me karakter të fortë”, ka thënë Mehaj, shkruan KP.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *